E mërkura erdhi dhe radhën e kanë dy sfidat e tjera të fazës çerekfinale të Champions League. Telesport do të xhirojë live në studion e VERSUS duke nisur nga ora 23:00, ashtu si mbrëmjen e kaluar.
I ftuari i radhës në tryezën VERSUS do të jetë trajneri Ditmar Bicaj, tashmë një mik i afërt i stafit tonë, brilant me analizat e tij dhe gjithmonë i gatshëm për debat.
Barcelona pret Dortmundin në shtëpi, ndeshje kjo e cila pritet me padurim. Katalanasit konsiderohen një nga tri skuadrat favorite të këtij kompeticioni.
Në perballjen tjetër, Paris Saint-Germain pret Aston Villa në Paris për një ndeshje rikonfirmimi se parisienët këtë sezon duan të fitojnë të gjitha trofetë. Mbase edhe ia dalin.







