“Vetëm Tyson Fury mund të na nxjerrë nga mjerimi, jemi një telefonatë larg sfidës me Joshua”

15 Maj 2025
11:46
Telesport
back button

Tyson Fury mund të na nxjerrë të gjithëve nga mjerimi“. Kështu ka deklaruar menaxheri i njohur i boksit Eddie Hearn, duke ftuar ish-kampionin e botës në peshën e rëndë të rikthehet në ring për një duel me Anthony Joshua.

Fury ka paralajmëruar një rikthim në mediat sociale pasi njoftoi tërheqjen e tij disa muaj më parë, pas humbjes së tij në revansh ndaj Oleksandr Usyk.

Hearn konfirmoi se Joshua do të ketë nevojë për një operacion në bërryl, por këmbëngul se ka një “rrugë të qartë” për të bërë  një derbi britanik në boks kur Joshua të jetë plotësisht në formë.

Mendoj se Tyson Fury është paksa ngacmues në postimet e tij. E tëra ajo çfarë shohim në Instagram… Edhe sot, kam dalë nga konferenca për shtyp, kam hyrë në Instagram dhe ai është atje, duke bërë 12 raunde boksi”, tha Hearn.

Menaxheri i drejton disa pyetje provokuese Fury: “Pse po na e bëni këtë? Çfarë po bëni? A po luani qëllimisht me mendjet tona apo po ktheheni? Thjesht na tregonina nxirrni nga mjerimi ynë”.

Joshua duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në bërryl. Do të kthehet pas shtatorit. Ndaj, le ta organizojmë këtë sfidë. Kur flasim për ndeshje të mëdha, kjo ndeshje është më e madhja, jo vetëm në boksin britanik, por edhe në atë botëror. Ndjej se ka ardhur koha”, tha Eddie Hearn.

Më tej, ai shtoi: “Ky është momenti. Ne mbështetemi te Tyson Fury. Jemi gati të shkojmë, por padyshim që ai duhet të ndihet rehat. Ai duhet të jetë i gatshëm për këtë. Hiqeni pluhurin e këtyre muajve dhe le ta bëjmë të ndodhë kjo sfidë”.

Jemi një telefonatë larg vetëm për të thënë, ja ku janë kushtet. Të dy nuk janë kampionë për momentin, por të dy janë yje të mëdhenj. Le të vazhdojmë dhe ta bëjmë të ndodhë. E kemi rrugën për ta bërë të ndodhë”, përfundoi Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit