(VIDEO) Fitorja e Chelsea-t ndryshon renditjen, derbi ishte plot emocione!

3 Prill 2025
23:19
Telesport
back button

Chelsea ka triumfuar 1-0 në derbin londinez përballë Tottenhamit në kuadër të javës së 30-të te Premier League. Pas vetëm dy minutash lojë, Nicolas Jackson kishte mundësi të artë që t’i kalonte blutë në epërsi, por goditjen e tij e ndali shtylla vertikale.

Gjashtë minuta më vonë, Malo Gusto lëshoi një goditje të fortë, mirëpo shkoi vetëm afër shtyllës së djathtë. Pas gjysmëore loje, Jackson sërish goditi shtyllën e Tottenhamit, duke lënë shifrat në 0-0.

Në minutën e 45-të, Jadon Sancho nuk ia doli të mposhte Guglielmo Vicarion nga afërsia, që bëri pritje brilante. Por, në minutën e 50-të, Cole Palmer bëri një asistim perfekt te Enzo Fernandez, me argjentinasin që shënoi me lehtësi me kokë.

Gjashtë minuta më vonë, Moise Caicedo mendoi se kishte dyfishuar epërsinë e Chelseat, por VAR-i në mënyrë kontroverse e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 69-të, Pape Matar Sarr lëshoi një goditje të fortë nga distanca, duke mposhtur Robert Sanchezin, por që goli u anulua për shkak të faullit në Caicedon.

Blutë ia dolën të mbanin këtë epërsi minimale, për të fituar tri pikë të mëdha dhe për t’u rikthyer në vendin e katërt. Pas javës së 30-të, Chelsea ka grumbulluar 52 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të do të kenë punë me Brentfordin.

Cole Palmer ka dhënë një asistim në Premier League për herë të parë që nga 1 dhjetori kundër Aston Villas. Midis këtyre dy asistimeve, ai krijoi 39 raste, i katërti me më shumë nga çdo lojtar i Premier League në ketë kohë.

GOLI I ENZO FERNANDEZ – VIDEO

SHERRI – VIDEO

GOLI I ANULUAR – VIDEO

GOLI I ANULUAR – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit