(VIDEO) Quaresma “horror”, i dhuron kualifikimin Malmos!

14 Dhjetor 2018
11:40
back button

Ricardo Quaresma e ka tepruar. Duhet të merrte përsipër si lider Besiktasin në Europa League, por jo vetëm që nuk e ka bërë, por në momentin më të keq ka shkaktuar një ndërhyrje vrastare ndaj kundërshtarit, lojtarit të Malmos, duke e lënë ekipin turk me dhjetë lojtarë, në një kohë që vendasit e kishin pësuar gol nga suedezët. Barazimi u jepte kualifikimin bardhezinjve, por nuk ia dolën dot.

Ndërkaq, tifozët e Besiktas janë tërbuar dhe në Twitter ka pasur sulme të egra ndaj mesfushorit, i cili ka super talent, por është shumë problematik në sjellje. Shumë tifozë kanë evidentuar gjithë faullet e rrezikshme të Quaresma-s në kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit