VIDEO: Roma ndëshkon surprizën Wolfsberger, Spinazzola gjen golin e parë verdhekuq

3 Tetor 2019
19:43
back button

Europa League zhvillon mbrëmjen e sotme javën e dytë të ndeshjeve në fazën e grupeve. Roma luan në transfertë ndaj surprizës austriake Wolfsberger, me këta të fundit që bënë bujë me fitoren 0-4 ndaj Monchengladbach dy javë më parë. Sidoqoftë, verdhekuqtë duket se nuk janë ndikuar aspak nga ky fakt dhe në pjesën e parë udhëheqin 0-1 me gol të Spinazzolas.

Blerja e merkatos që lamë pas, ka gjetur golin e parë me fanellën e Romës, teksa duhet thënë që shënoi një gol me fat në zhvillimet e një goditje nga këndi. Në sfidat e tjera, Manchester United është ndarë në barazim pa gola në 45 minutat e para në ndeshjen ndaj AZ Alkmaar.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit