Inter-it i janë dashur vetëm 12 minuta për të zhbllokuar rezultatin në “San Siro” ndaj Udinese-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.
Një aksion i bukur i zikaltërve, Federico Dimarco asiston për Marko Arnautovic, i cili dërgon topin në rrjetë me një goditje të fortë brenda zonës. SHIKOGOLIN
Inter-it i duhet me patjetër fitorja sonte për të ruajtur distancën nga Napoli i vendit të dytë dhe të shpresojnë për ndonjë “dhuratë” nga rivali historik, Milan, që përballet në darkë me ekipin e drejtuar nga Antonio Conte.







