Vinicius: Në “Bernabeu” e dimë se herët a vonë do t’ia dalim, ky është Real Madridi

9 Maj 2024
10:14
Alfred Lleshi
back button

Vinicius Junior, anësori i majtë i Real Madrid, foli për “Sky Sport”, komentoi përmbysjen e pabesueshme 2-1 të të tijve ndaj Bayern Munich dhe kalimin në finalen e 1 qershorit kundër Borussia Dortmundit: “Është një gëzim i jashtëzakonshëm të jesh pjesë e këtij ekipi, duke veshur këtë fanellë, duke luajtur kaq shumë herë në këtë fushë, duke e ditur se do t’ia dalim. Ne nuk dorëzohemi kurrë, tani synojmë të 15-tën”.

A ndihesh ndryshe në minutat e fundit, kur luan në “Bernabeu”?
Po, e dimë se mund të bëjmë më shumë me praninë e tifozëve tanë. Uniteti i ekipit tonë mund të bëjë diferencën, duam të fitojmë me çdo kusht.

Ju u patë duke buzëqeshur gjatë himnit të Champions League…
Ndihem shumë me fat që mund t’i luaj të gjitha këto ndeshje me këtë fanellë. Është një ëndërr të luaj futboll me Real Madridin. Unë kam lindur në Brazil, shumica e njerëzve nuk mund të largohen nga ajo tokë. Personalisht jam këtu, pranë anëtarëve të familjes sime që më duan. Do të jepja gjithçka për ta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit