“Vinicius nuk ka qenë kurrë në nivelin maksimal me Brazilin. Neymar? Duhet të rikuperojë formën”

13 Nëntor 2025
10:57
Alfred Lleshi
back button

Carlo Ancelotti po shijon qetësinë si trajner i Brazilit, larg zhurmës së përditshme të Real Madridit: “Këtu puna është më shumë vëzhguese se ndërhyrëse. Po adaptohem me kulturën e futbollit brazilian dhe pasionin e njerëzve. Është një përvojë e mrekullueshme”.

Ai ka zgjedhur të vlerësojë edhe lojtarët e “Brasileirãos”, jo vetëm ata që luajnë në Europë, duke thënë se kampionati brazilian është shumë konkurrues me ekipe si Palmeiras dhe Flamengo. Nga të ftuarit e grumbullimit të fundit, 7 janë nga kampionati vendas. Pasioni i tifozëve, sipas tij, do të jetë një forcë në Botëror.

Ndër lojtarët kryesorë janë Casemiro, lider i pakundërshtueshëm, dhe trioja madridiste Militao, Vinicius dhe Rodrygo: “Militao është në maksimum. Vinicius ende nuk e ka treguar në kombëtare nivelin që ka te Reali, por po rritet. Rodrygo ka kaluar momente të vështira, por tani është i qetë dhe i motivuar”.

Për Endrick dhe Neymar, saktësoi: “Endrick është talent, por nuk duhet të largohet nga Reali. Neymar? Nuk ka dyer të mbyllura për të; vetëm duhet të rikuperojë formën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit