Vinicius-Real Madrid, rinovimi në ngërç. Klubi ia përsërit ultimatumin brazilianit

24 Shtator 2025
8:20
Alfred Lleshi
back button

Sipas “El Chiringuito”, bisedimet për rinovimin e kontratës së Vinicius Jr me Real Madridin nuk po ecin përpara. Braziliani është i lidhur me klubin e bardhë deri në vitin 2027, ndërsa të hënën pati një takim mes drejtuesve madrilenë e përfaqësuesve të lojtarit. Aktualisht situata është e bllokuar.

Mesazhi i klubit është i qartë, ka vendosur kushtet e veta dhe nëse ato pranohen, bashkëpunimi do të vazhdojë. Përndryshe, në verë do të kërkohet shitja e brazilianit. Vinicius është mes lojtarëve më të paguar të Real Madridit, por jo më i paguari. Ai përfiton 20.83 milionë euro bruto në vit, plus 4.17 milionë bonuse, shifra të ngjashme me David Alaba e Jude Bellingham.

Më shumë fitojnë vetëm Trent Alexander-Arnold, që mbërriti falas kësaj vere, dhe i paarritshmi Kylian Mbappé. Real Madridi synon të imponojë vijë-sjelljen e tij, ndërsa lojtari duhet të vendosë: të pranojë kushtet, ose të hapë derën e një transferimi të bujshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit