Pavarësisht problemeve të këtij sezoni, plani i Real Madrid për Vinicius Junior nuk ka ndryshuar. Florentino Perez do kontratë të re dhe madje shpejt.
Ende nuk dihen detaje për pagën që do të kishte braziliani me kontratën e re, por duket se asgjë nuk ka ndryshuar për qëllimin e dy palëve.
Perez po planifikon një goditje të bujshme në mesfushë në merkaton e verës. Emrat e përmendur deri tani janë Rodri, Enzo Fernandez, Wharton dhe Tonali, por ende nuk ka një pistë konkrete në lojën e transferimeve.
Një tjetër objektiv i Perez është qendra e mbrojtjes, ku pritet një tjetër ndërhyrje mbi 50 mln euro. Sipas mediave spanjolle, opsionet janë Van de Ven, Romero, Vuskovic, Schlotterbeck dhe Konate.







