Anglia ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Shqipërisë në “Wembley”. Pas një krosimi perfekt të Declan Rice dhe një stopimi të bukur të topit dhe shmangies së Ajetit, Harry Kane dërgon topin në rrjetë.
Kur mbeten edhe 10 minuta nga fundi, Anglia po kryeson 2-0 ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 20026. SHIKOGOLINEKANE
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 19-të, anglezët gjetën golin me debutuesin Leëis-Skelly, pas asistit të Jude Bellingham, djaloshi që luan me Arsenal-in dërgon topin në rrjetë.







