Vjen lajmi i mirë nga Abu Dhabi, Armando Broja rikthehet në stërvitje (foto)

28 Shkurt 2025
18:43
Telesport
back button

Armando Broja është rikthyer në stërvitje tek Everton, pas dëmtimit serioz që pësoi ndaj Peterborough për FA Cup në fillim të muajit janar.

Sulmuesi kuqezi dhe klubi i tij gjenden në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, për shkak se janë “pushim” këtë fundjavë në Premier League, pasi do zhvillohen ndeshjet e vlefshme për FA Cup.

Nuk dihet ende se kur Broja do jetë gati të zbresë në fushë, por rikthimi në stërvitje është një sinjal i mirë. Mediat pranë klubit të Everton kanë bërë me dije se Broja pritet të jetë në dispozicion të David Moyes në javën e dytë të marsit.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse do jetë në listën e Kombëtares që do thirret nga Sylvinho për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës, atë ndaj Anglisë më 21 mars dhe 3 ditë më pas atë ndaj Andorrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit