Janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të Superligës në volejboll për meshkuj. Vllaznia me 6 pikë kryeson renditjen e vetme, duke qenë surpriza e deritanishme e kampionatit.
Në ndeshjen e luajtur në Elbasan, skuadra shkodrane fitoi 3-0 (25-18, 25-18, 25-17), duke marrë tri pikë të rëndësishme. Vllaznia udhëheq klasifikimin me 6 pikë të plota, duke lënë pas pretendentët kryesorë për titull.
Partizani kampion në fuqi korri fitoren e parë sezonale, duke mundur 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas (25-16, 25-19, 31-29). Vetëm seti i tretë pati rivalitet, pasi gjatë gjithë kohës kryesoi skuadra kampione.
Fitoren e parë në kampionat korri edhe Skënderbeu, që mundi 3-0 Erzenin në Korcë (25-20, 25-22, 25-14). Një ndeshje në përgjithësi e komënduar nga skuadra vendase, ndërkohë që shijakasit e nisin me humbje këtë sezon.
Superliga-Meshkuj, java e dytë
Skënderbeu – Erzeni, 3-0
Studenti – Partizani, 0-3
Elbasani – Vllaznia, 0-3
Tirana (pushim)
Renditja: Vllaznia 6 pikë, Partizani 4 pikë, Studenti 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Tirana 2 pikë, Elbasani 0 pikë, Erzeni 0 pikë.







