Vllaznia nis arratinë, merr fitoren e gjashtë rresht. Elbasani “viktima” e radhës

15 Shkurt 2026
21:42
Telesport
back button

Vllaznia ka marrë fitoren e gjashtë rresht në Abissnet Superiore, duke mundur sot Elbasanin 2-1 në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 24-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, ku pas një aksioni të gjatë të shkodranëve ishte Bekim Balaj që “tundi” rrjetën. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Vllazninë.

Minutat e fundit të pjesës së dytë ishin shumë intesive dhe të bukura. Në minutën e 80-të, Elbasnai barazon shifrat me Insa Boye, i cili përfitoi nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtes së Vllaznisë, pas krosimit të Emiljano Mustës në zonë.

Megjithatë, shkodranët nuk u demoralizuan dhe gjetën golin e fitores në minutën e fundit shtesë, me të futurin si zëvendësues në pjesën e dytë, Kevin Dodaj, i cili shënoi me gjoks pas krosimit të Klint Qato.

Pas 22 javësh, Vllaznia mban vendin e parë me 48 pikë, 5 pikë më shumë se Egnatia e vendit të dytë dhe 6 pikë më shumë se Elbasani i vendit të tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit