Vllaznia, një “bekim” golash! Partizani i falet afrimit të janarit. Tirana dhe Skënderbeu rrezikojnë rënien nga kategoria

19 Janar 2025
18:41
Telesport
back button

Afrimi i janarit lënë direkt gjurmë te Partizani që sot në Durrës mori një fitore me shumë vlera ndaj Teutës duke iu përgjigjur kështu Vllaznisë që gjithashtu fitoi në Korçë ndaj Skënderbeut e udhëhequr nga njeriu-gol, lideri i sulmit Balaj.

Janjeva shenoi i pari dhe me pas ishte Padstrelau ai qe vulosi shifrat 0-2 ne “Niko Dovana” duke i dhënë 3 pikët ekipit të Partizanit, ndërsa gjithashtu Bintsuka ka pasur raste të tjera shënimi. Të kuqtë avancojnë kështu më të sigurtë dret final-four.

E njëjta gjë edhe te Vllaznia, që mundi thellë 4-0 Skënderbeun në Korçë, me golat që erdhën nga Bekim Balaj (hati-trick, 3 gola) dhe Esat Mala. Sulmuesi shkodran gjithmonë e më shumë lider përpara me tashmë 13 gola në 19 ndeshje, teksa vjet e mbylli sezonin me 18 gola në kampionat dhe sivjet synon të bëjë më shumë por me këto ritme është e parashikueshme që ndodhë.

Partizani dhe Vllaznia keshtu udheheqin me 37 pike renditjen teksa aty jane edhe Egnatia dhe Dinamo City qe do te ndeshet sonte ndaj Elbasanit. Tirana dhe Skenderbeu momentalisht ne dy vendet e fundit dhe ne rrezik per te rene nga kategoria sezonin tjeter. Bardheblute kane pesuar dje nje tjeter humbje, e 7-ta ne 21 ndeshje, ku kane edhe 12 barazime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit