Wirtz te Liverpool-i? Keqardhja e Kimmich: Do kisha preferuar të luante me mua te Bayern Munich…

3 Qershor 2025
8:01
Alfred Lleshi
back button

Nuk është ende zyrtare, por Florian Wirtz, ylli i Bayer Leverkusen, duket gjithnjë e më afër transferimit te Liverpool-i, kampionët aktualë të Anglisë. Mesfushori pritet t’i bashkohet skuadrës së Arne Slot sezonin e ardhshëm, për të forcuar ambiciet në Champions League.

Nga grumbullimi me kombëtaren gjermane vjen një konfirmim indirekt nga Joshua Kimmich, që sapo ka rinovuar kontratën me Bayern Munich. Në një konferencë për shtyp, ai komentoi kështu për bashkëkombësin e tij: “Si lojtar i Bayern Munich do të kisha preferuar që Florian të vinte tek ne”.

Më pas shtoi: “Tani do të fokusohem ta kem si shok skuadre në kombëtare. Shpresoj që kjo të jetë zgjedhja e duhur për Florian, i uroj gjithë të mirat”.

Për muaj të tërë është folur mbi një kalim të mundshëm të Wirtz te Bayern, por tani gjithçka duket se po shkon drejt përfundimit me Liverpool-in. Një përforcim i tillë do ta vendoste skuadrën e Slot mes pretendenteve kryesore për Champions League, sezonin e ardhshëm.

Këtë sezon, rrugëtimi i Liverpool-it në Europë u ndal vetëm për shkak të paraqitjes fantastike të Donnarumma në fazën e 1/8-ave. Vitin tjetër, tifozët e “Anfield” mund të llogarisin një armë më shumë, dhe jo të zakonshme, nëse gjithçka shkon siç pritet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit