I grumbulluar me kombëtaren gjermane për Nations League, Joshua Kimmich është pyetur nga gazetarët për vendimin e Florian Wirtz për të refuzuar Bayern, duke zgjedhur Liverpool si destinacionin e tij të radhës.
“Luaj te Bayern dhe sigurisht që doja që Wirtz të transferohej në Mynih. Fatkeqësisht, nuk i ndodhi, por ai kështu e ka menduar për më mirë. Nuk e diskutoj”.
“Ka arsyet e tij, të cilat duhet t’i respektojmë. Si lojtar i kombëtares gjermane, dua thjesht që ai t’i shkojë mirë kudo që të luajë, sepse gjermanët duhet të jenë sa më në formë para Kampionatit Botëror”.







