Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Atletico Madrid. Trajneri bask ka analizuar situatën aktuale të skuadrës, ka folur edhe për të ardhmen e tij.
“Real Madrid? Nuk mund të them asgjë, ne jemi në mes të një sezoni dhe të gjitha klubet kanë objektiva të mëdha. Atletico i ka, Real Madrid gjithashtu i ka, por edhe ne kemi objektivat tona që mendoj t’i arrij”, tha Xabi Alonso.
“Mendoj për sot, një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat dhe nuk jam i përqendruar në këtë sfidë. Nuk më shqetëson dhe as nuk më befasojnë fjalët. Unë jam duke menduar vetëm për Atlético, jam përgatitur dhe kam mjaft për të bërë”, tha Alonso.
I pyetur se çfarë kërkon ai nga ekipi i tij, trajneri spanjoll shtoi: “Sot është një ndeshje shumë e vështirë dhe ne do të duhet ta kuptojmë mirë lojën. Atlético e di se çfarë të bëjë me topin dhe di si të presë”.
“Ata kanë lojtarë që dinë të vendosin ritmin, por gjithashtu kanë kontroll të madh të topit. Kur situata në “Metropolitano” të nxehet nga tifozët ne duhet të jemi gati për të përballuar ato momente”, tha Alonso.
“Duhet të dimë të presim, të shohim si do të evoluojë sot ndeshja për të parëë gjendjen tonë në Champions. Kemi një mundësi të madhe, por e respektojmë kundërshtarin, i cili gjithashtu ka nevojë për fitore”, deklaroi Xabi Alonso.







