“Xabi Alonso më jep gjithnjë besim, për mua është thelbësore kjo mbështetje”

26 Qershor 2025
10:28
Telesport
back button

Mesfushori uruguajan Federico Valverde është një nga shtyllat e skuadrës së Real Madrid. Ai do të nisë sezonin e tij të tetë me fanellën “los blancos”, klub me të cilin ka debutuar që 20 vjeç.

Në një intervistë me kanalin zyrtar të klubit, Federico Valverde foli për Xabi Alonso, trajnerin e ri të skuadrës, që zëvendësoi Carlo Ancelotti. “Xabi më jep besim, ai më kërkon durim, kontroll dhe të sulmoj hapësirat”, tha Valverde.

Më tej, mesfushori uruguajan, që ndodhet me ekipin në Botërorin për klube, shtoi: “Për mua është thelbësore të ndiej këtë mbështetje. Duhet të vazhdoj të jap shembull për shokët e mi të ekipit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit