Xabi Alonso mesazh kryesuesve të Bayern: Renditja nuk ka rëndësi tani, por në fund të sezonit

30 Dhjetor 2024
9:47
Telesport
back button

Viti 2024 ka për t’u mbajtur mend gjatë nga tifozët e Bayer Leverkusen, që në maj fituan titullin kampion në Bundesliga me rekord. Skuadra fitoi edhe një Kupë të Gjermanisë dhe Superkupë, por humbi finalen e Europa League.

Gjithsesi, për trajnerin Xabi Alonso ky mbetet një vit fantastik, teksa edhe këtë sezon skuadra është vetëm 4 pikë pas Bayern Muncih në renditje. Trajneri iberik nuk dëshiron të ndalet: “Pas pushimit do të kthehemi me ritëm të plotë”.

“Jemi në rrugën e duhur dhe kemi të gjithë një ndjesi positive. Nuk e konsiderojmë veten si pretendentë të dorës së dytë në garën për titull, pasi jemi kampionët në fuqi. Gjithsesi, jemi ende në dhjetor”, tha Xabi Alonso.

Në fund, trajneri spanjoll, që po shijon disa ditë pushimi me familjen, për “Kicker” shtoi: “Është ende herët dhe duhet të vazhdojmë të jemi të përulur. Renditja nuk është e rëndësishme për momentin, ajo ka rëndësi në fund“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit