Manchester United mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Xavi Hernandez.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ish-trajneri i Barcelonës është shumë i interesuar për të marrë drejtimin e Manchester United. Me largimin e pritshëm të Ruben Amorim, kjo është 100% e mundur.
Gazetari, madje, thekson se Xavi po e studion mirë këtë shans dhe mendon se është gati për detyrën e re edhe nëse “Djajtë e kuq” nuk luajnë në Europë.







