Xavi, United dhe Raphinha – një skenar i ri del në skenë për merkaton e verës

23 Tetor 2024
17:20
Telesport
back button

Raphinha këtë sezon po rilind te Barcelona! Ai është kthyer në variantin e mëparshëm, kur driblonte të gjithë dhe shkëlqente në fushë në 30 metrat e fundit.

Manchester City dhe Newcastle kanë interes për sulmuesin brazilian, vlera e të cilit sot llogaritet rreth 100 mln euro. Raphinha natyralisht luan në krahun e djathtë të sulmit, por së fundmi po luan edhe si trekuartist.

Kjo është një risi e sjellë nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flick. Mediat angleze shkruajnë se, nëse Xavi merr drejtimin e Manchester United, ai do të tentojë me të gjitha mundësitë për të blerë yllin Raphinha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit