Në futbollin modern, një portier me “vetëm” 183 centimetra konsiderohet i papërshtatshëm. Ose më saktë, shpesh ka dyshime mbi aftësitë e tij për të pritur, sepse tashmë edhe lojtarët e fushës duhet të kenë një strukturë të rëndësishme, që shpesh i çon përtej këtij kufiri.
Megjithatë, Yann Sommer ka bërë një karrierë të shkëlqyer, duke qenë një nga portierët më të mirë zviceranë të të gjitha kohërave, falë edhe përmasave të tij “kompakte”. Sepse atë që Sommer e “sakrifikon” në lartësi, e fiton në refleks dhe në shkathtësi.
Ikonë e Borussia Moenchengladbach, ai arriti të bëjë që të mos ndihet mungesa e njërit nga më të mirët e brezit të tij, pra Marc-André ter Stegen, i cili u transferua te Barcelona. Nga viti 2014 deri më 2023, Sommer veshi fanellën e Moenchengladbach, por përfundoi duke firmosur për Bayern Munich kur u dëmtua Manuel Neuer.
Vetëm një sezon më pas mori thirrjen nga Interi dhe deshi me çdo kusht të provonte një kampionat të ri. Nuk shkoi keq. Në vitin e parë, gjatë verës së dytë u shtua Josep Martinez, i cili, megjithatë, nuk po arrin ta rrëzojë nga roli i titullarit.
“Palmaresi” i tij është i pasur me trofe, që janë si vijon: një ‘Challenge League’, një Kupë të Lihtenshtajnit, 4 kampionate zvicerane, një Kupë e Zvicrës dhe një Bundesliga. Sot, Yann Sommer mbush 36 vjeç.







