I dalë nga akademia e La Masias, Xavi Simons u largua nga Barcelona kur ishte 16 vjeç dhe u transferua te PSG. Pas disa huazimeve, holandezi gjeti veten te Leipzig dhe klubi gjerman pagoi 50 milionë euro të francezët gjatë merkatos së janarit duke blerë përfundimisht kartonin e tij.
Edhe pse shumë klube interesohen për të, Fabrizio Romano raporton se 21-vjeçari kërkon të rikthehet te Barcelona. “Xavi Simons po mendon largimin nga Leipzig këtë verë. Disa klube nga Premier League interesohen seriozisht per holandezin dhe janë të gatshëm të paguajnë 75 milionë euro, shifër që kërkohet nga Leipzig. Por, Xavi Simons ëndërron të luajë për Barcelonën, gjë që ka pak gjasa të ndodhë të paktën këtë verë”, shkruan Romano.
Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se Barcelona nuk e ka aspak në plan një transferim të mundshëm të holandezit, duke pasur disa lojtarë shumë të mirë në pozicionet që ai mbulon dhe aq më tepër katalanasit me problemet financiare që kanë nuk janë të gatshëm të paguajnë 75 milionë euro.







