Observatori i Futbollit (CIES) ka vlerësuar 100 sulmuesit më të mirë në të gjithë globin bazuar në aftësitë e tyre të driblimit, krijimin e rasteve dhe finalizimit.
Michael Olise i Bayern Munich kryeson listën me 88.5 nga 100 pikë, ndërsa Yamal siguron vendin e dytë me gjithsej 87.7. Ylli i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, renditet i treti në listë me 85 pikë.
I vetmi lojtar i Real Madridit në top 10 është sulmuesi brazilian Vinicius Jr, i cili është i katërti me 84.2 pikë.
Ousmane Dembele i Paris Saint-Germain-it, Bukayo Saka i Arsenalit dhe Mohamed Salah i Liverpool-it renditen respektivisht nga vendi i pestë në vendin e shtatë.
Kylian Mbappe, i cili iu bashkua Los Blancos nga PSG verën e kaluar, është në vendin e 11-të me një vlerësim prej 80.7.
Ndërkohë, i vetmi sulmues tjetër i Barçës në listë, Raphinha, është në vendin e 19-të me një rezultat të përgjithshëm prej 79.5.







