Ylli i MLB pezullohet për 2 sezone pas akuzave për dhunë e agre*ion

3 Maj 2022
10:06
Telesport
back button

Trevor Bauer, lojtari i ekipit të Los Angeles Dodgers në bejsbollin amerikan, është pezulluar për dy sezone të plota nga të gjitha aktivitetet e MLB (Major League Baseball). Ky vendim është marrë pasi ai është akuzuar për dhunë familjare dhe agresion seksual ndaj një gruaje nga San Diego, të cilën ai e kishte njohur përmes rrjeteve sociale.

Sipas MLB, lojtari ka shkelur të gjitha parimet e kësaj Lige, ndërkohë që vetë  lojtari ka hedhur poshët akuzat. Sipsa gruas, lojtari kishte abuzuar me të dhe më pas e kishte rrahur dhe abuzuar seksualisht ndaj saj një vit më parë. Shkurtin e kaluar, zyrtarët e Los Anxhelosit u shprehën se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat e gruas.

Vetë Trevor Bauer, përmes një deklarate në rrjetet sociale, shprehet: “Mohoj me zë të fortë çdo lloj akuze apo shpifje se unë kam kryer ndonjë lloj dhune apo shkelje të politikave të Ligës, në lidhje me dhunën familjare apo agresionit seksual”. Lojtari rrezikon të humbasë rreth 60 milionë euro rrogë nëse pezullimi do të konfirmohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit