Ylli i Serisë A pranon ofertën, tani vlen 80 milionë euro

14 Dhjetor 2024
16:35
Telesport
back button

Aipas Sportmediaste, Kvicha Kvaratskhelia ka arritur marrëveshjen me Napoli-n për rinovimin e kontratës.

Lojtari do të përfitojë 6 milionë euro në sezon dhe do të ketë një klauzolë 80 milionë euro, 20 më pak nga 100 milionët që kërkonte klubi dhe 20 më shumë nga 60 milionët që kërkonin përfaqësuesit e gjeorgjianit.

Firma pritet të vijë në fundin e këtij muaji. Kvaratskhelia është gati të rinovojë më Napoli-n deri në 2029-ën.

Lojtari, për momentin, është i përqendruar te rikuperimi nga dëmtimi i pësuar në gjurin e djathtë në ndeshjen kundër Lazio-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit