Në Miami u hodhën shortet e grupeve për Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, që do të zhvillohet në SHBA nga data 15 qershor (ndeshja hapëse në Miami, me ekipin vendas, Inter Miami) deri më 13 korrik 2025. Interi është vendosur në Grupin E me argjentinasit e River Plate, meksikanët e Monterrey (kundërshtari i parë) dhe japonezët e Urawa Red Diamonds.
Juventusi ndodhet në Grupin G me Manchester City, marokenët e Wydad dhe ekipin Al Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Bardhezinjtë e drejtuar nga Thiago Motta do të debutojnë në turne kundër Al Ain.
Dy ekipet e para të çdo grupi kualifikohen për fazën e 1/8-ave. Nga ajo fazë e tutje, ndeshjet do të jenë me eliminim direkt. Ndeshjet do të zhvillohen në Atlanta, Charlotte, Cincinnati, Los Angeles, Miami, Nashville, Orlando, Philadelphia, Seattle dhe Washington. Finalja është planifikuar për më 13 korrik në “MetLife Stadium”, në New York.
Ndeshja hapëse do të jetë Inter Miami-Al Ahly. Grupi i Interit do të përballet me Grupin F, ku ndodhet Borussia Dortmund, ndërsa në rrugën e saj, Juve (Grupi G) do të gjejë grupin ku bën pjesë Real Madridi (Grupi H). Një përballje e mundshme mes Interit dhe Juves mund të ndodhë në çerekfinale.
“Jemi të kënaqur, sepse do të kemi një grup konkurrues. Do të përgatitemi sa më mirë për t’i përballuar këto tri sfida. Kemi një ekip shumë të fortë dhe do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Në këtë vend ndjehet një pasion i madh për futbollin, sigurisht kjo garë do të ndiqet nga shumë tifozë, – deklaroi zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, duke komentuar shortin e fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube.
– Ky është edicioni i parë i këtij formati të ri të Kupës së Botës për Klube dhe do të shërbejë për të parë nivelin e ekipeve. Sigurisht që të gjitha klubet janë të lumtura që marrin pjesë. Në grupin tonë nuk është vetëm River Plate, por edhe Monterrey dhe Urawa Red Diamonds. Asgjë nuk është e sigurt në këto gara. Të gjitha ndeshjet duhet të luhen me kujdes, edhe sepse në fund të sezonit do të shohim se në çfarë forme do të jenë skuadrat kur ta luajnë këtë kompeticion”.
Ja grupet dhe kalendari i plotë i ndeshjeve:
GRUPI A
Palmeiras (BRA)
Porto (POR)
Al Ahly (EGY)
Inter Miami (USA)
Kalendari i Grupit A
Palmeiras-Porto
Al Ahly-Inter Miami
Palmeiras-Al Ahly
Porto-Inter Miami
Palmeiras-Inter Miami
Porto-Al Ahly
GRUPI B
Paris SG (FRA)
Atletico Madrid (SPA)
Botafogo (BRA)
Seattle Sounders (USA)
Kalendari i Grupit B
PSG-Atletico Madrid
Botafogo-Seattle Sounders
PSG-Botafogo
Atletico Madrid-Seattle Sounders
PSG-Seattle Sounders
Atletico Madrid-Botafogo
GRUPI C
Bayern Munich (GER)
Auckland City (NZL)
Boca Juniors (ARG)
Benfica (POR)
Kalendari i Grupit C
Bayern Munich-Auckland City
Boca Juniors-Benfica
Bayern Munich-Boca Juniors
Auckland City-Benfica
Bayern Munich-Benfica
Auckland City-Boca Juniors
GRUPI D
Flamengo (BRA)
Espérance Tunis (TUN)
Chelsea (ENG)
León (MEX)
Kalendari i Grupit D
Flamengo-Espérance Tunis
Chelsea-León
Flamengo-Chelsea
Espérance Tunis-León
Flamengo-León
Espérance Tunis-Chelsea
GRUPI E
River Plate (ARG)
Urawa Red Diamonds (JPN)
Monterrey (MEX)
Inter (ITA)
Kalendari i Grupit E
River Plate-Urawa Red Diamonds
Monterrey-Inter
River Plate-Monterrey
Urawa Red Diamonds-Inter
River Plate-Inter
Urawa Red Diamonds-Monterrey
GRUPI F
Fluminense (BRA)
Borussia Dortmund (GER)
Ulsan HD (KOR)
Mamelodi Sundowns (RSA)
Kalendari i Grupit F
Fluminense-Borussia Dortmund
Ulsan-Mamelodi Sundowns
Fluminense-Ulsan
Borussia Dortmund-Mamelodi Sundowns
Fluminense-Mamelodi Sundowns
Borussia Dortmund-Ulsan
GRUPI G
Manchester City (ENG)
Wydad (MAR)
Al Ain (UAE)
Juventus (ITA)
Kalendari i Grupit G
Manchester City-Wydad
Al Ain-Juventus
Manchester City-Al Ain
Wydad-Juventus
Manchester City-Juventus
Wydad-Al Ain
GRUPI H
Real Madrid (SPA)
Al Hilal (KSA)
Pachuca (MEX)
Salzburg (AUT)
Kalendari i Grupit H
Real Madrid-Al Hilal
Pachuca-Salzburg
Real Madrid-Pachuca
Al Hilal-Salzburg
Real Madrid-Salzburg
Al Hilal-Pachuca







