Zanetti për kthimin e Icardit tek Interi: Një dëshirë që mund të ekzistojë, por…

8 Maj 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

E tashmja, e shkuara dhe e ardhmja. Pasi ka kapërcyer “hangoverin” nga festa, Javier Zanetti shijon një Inter të freskët nga titulli dhe ylli i dytë i qepur në gjoks. Zv.presidenti i klubit zikaltër ka folur në studiot e DAZN gjatë një interviste të gjatë për “Super Tele”.

Nga e ardhmja e Lautaro Martinez te lojtari që e mahniti më shumë, duke kaluar në veprën e Inzaghit, ciklin që nisi me Antonio Conte dhe… Mauro Icardi. Janë të shumta temat e trajtuara nga Zanetti gjatë intervistës:

MOURINHO – “Do të flasim, tani është qetësi. De Rossi po bën një punë të shkëlqyer, por unë u pikëllova nga shkarkimi i Jose. E di mirë se sa shumë kujdeset për skuadrat e tij. Sigurisht që nuk e prisja, por është pjesë e futbollit”.

ICARDI – Zv.presidenti i Interit komentoi thashethemet mbi dëshirën e mundshme të Icardit për t’u rikthyer te zikaltrit: “Mund të ketë dëshirë, por ne e dimë se si shkoi dhe u largua nga Interi. Nuk kam folur me të prej një kohe të gjatë, por nëse e shoh, ndoshta në Milano, me kënaqësi do ta përshëndes”.

CIKLI CONTE dhe INZAGHI – “Do të kemi shumë angazhime. Nuk duhet të hapim një cikël të ri, i cili filloi me Conten dhe kemi fituar shumë që atëherë. Arritëm edhe në finale të ‘Europa League’ dhe Champions League. Skuadra u bë konkurruese, bëmë mirë që zëvendësuam lojtarët e rëndësishëm që u larguan dhe skuadra mbeti konkurruese”.

Zanetti jep garanci: Interi është në duar të mira, ëndërroj Champions-in si zv.president

Lajme të tjera

Lajmet e fundit