Sonte në mbrëmje do mësohet fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025, që është çmimi më i rëndësishëm për një lojtar në aspektin individual. Ndërkohë “L’Equipe” ka filluar publikimin e emrave një e nga një, duke nisur nga vendi i 30-të. Deri tani janë zbuluar 10 vendet e fundit në listën finale me 30 emra.
30 Michael Olise
29 Florian Wirtz
28 Virgil van Dijk
27 Declan Rice
26 Erling Haaland
25 Denzel Dumfries
24 Fabian Ruiz
23 Jude Bellingham
22 Alexis Mac Allister
21 Serhou Guirassy
20 Lautaro Martinez
Kujtojmë se ceremonia për dhënien e trofeut fituesit të këtij sezoni do fillojë në orën 20:30. Do jetë legjenda Ronaldinho, ai që do i dorëzojë “Topin e Artë” fituesit të këtij viti.







