Mediat gjermane kanë zbuluar një udhëtim të Bayern në Francë në fundjavën që lamë pas dhe patjetër që ka lidhje me merkaton e verës.
Drejtori i sporteve dhe trajneri Kompany raportohet të kenë qenë në ndeshjen PSG – Olympique Marseille për të vëzhguar lojtarë.
Ende nuk ka ndonjë informacion të konfirmuar se cilin lojtar ka ndjekur Bayern, por disa spekulime e lidhin këtë vizitë me qendërmbrojtësin e PSG, Lucas Beraldo.
Braziliani ka qenë në listën e Bayern që në vitin e kaluar, por ai vendosi të vishte fanellën e Parisit. Bayern, gjithsesi, vijon ta ndjekë lojtarin.







