Drejtuesit e Arsenalit përballen me detyrimin për të shpenzuar shumë para nëse duan të sigurojnë sulmuesin e Leipzig, Benjamin Sesko.
Topçinjtë e kanë Sesko në listën e tyre të ngushtë, ndërsa kërkojnë një nënshkrim të ri për një qendërsulmues këtë verë.
The Telegraph thotë se Arsenali ka patur kontakte me klubin gjerman dhe është informuar se Sesko nuk do të largohet për më pak se 110 milionë euro.
Drejtuesit e Leipzig janë të sigurt për pozicionin e tyre negociues, duke qenë se Sesko nënshkroi një marrëveshje të re vetëm një vit më parë deri në vitin 2029.
Arsenali e sheh Sesko si një alternativë ndaj makinës së golave të Sporting, Viktor Gyokeres, menaxherët e të cilit u takuan me zyrtarët e Arsenalit fundjavën e kaluar.







