22 makinat më të mira që priten në 2019

8 Janar 2019
21:52
back button

Viti 2019 ka nisur dhe automjete të reja do të dalin në treg, disa prej të cilave priten me interes të jashtëzakonshëm: nga gjeneratat e reja të makinave më të shitura si Volkswagen Golf, Renault Clio e Seat Leon, deri tek elektriket që ngjallin kuriozitet maksimal, si Mercedes EQC dhe Mini EV.

Mazda3

Brezi i katërt i modelit japonez, me gjuhën e dizenjimit KODO, vazhdon të ofrojë shpejtësi dhe joshje, ndërkohë që punon gjithnjë e më shumë për uljen e konsumit të karburantit dhe të ndotjes në ajër, falë motorit revolucionar SKYACTIV-X.

Skoda Scala

Do të zëvendësojë Spaceback dhe është një bast i fuqishëm i markës çeke në segmentin C kompakt. Dizajn i guximshëm, kombinuar me një kabinë mjaft komode dhe plot hapësirë për shoferin dhe pasagjerët.

Kia Proceed

Versioni me tre dyer i modelit zëvendësohet nga një "station wagon" që do të jetë me motorë më të fuqishëm, mes 120 dhe 204 kuajve fuqi.

Volkswagen Golf

Brezi i tetë i Volkswagen Golf do të mbërrijë në mes të vitit dhe do të ketë inovacione të rëndësishme: do të elimininohet modeli 100% elektrik, por do të prodhohen versione hibride.

BMW Seria 3

Brezi i shtatë i një makine super të shitur, që rritet në çdo dimension, peshon më pak dhe ka një kapacitet prej 460 litrash në bagazh. Që në fillim do të jenë në shitje deri në 6 motorë, përfshirë në variant PHEV me 292 kuaj fuqi dhe 60 kilometra me autonomi elektrike.

Seat León

Do të debutojë edhe gjenerata e re e një prej liderëve të tregut spanjoll, që nuk i ka zbuluar ende ndryshimet në modelet e reja.

DS3 Crossback

Një SUV modern, luksoz dhe me një teknologji të përparuar. Në fund të vitit 2019 do të shtohet edhe një variant 100% elektrik, me 300 km autonomi për çdo karikim.

Mercedes Class B

Një model që synon të mbajë gjallë zjarrin e makinave të vogla të Mercedesit, ndërsa ndryshon në imazh për të qenë sa më tërheqës dhe modernizohet në brendësi.

Toyota Corolla

Ndryshime të vogla në shumë drejtime, por tani e tutje do të jetë vetëm makinë hibride.

Porsche Taycan

Makina e parë elektrike e Porsche do të ndjekë linjën e prototipit Mission E. Një makinë sportive me 600 kuaj fuqi, me autonomi 500 kilometra dhe përshpejtim 0-100 km/orë në 3,5 sekonda.

Volkswagen T-Cross

SUV i vogël i familjes gjermane, me një dizajn dhe ngjyra që kërkojnë të joshin të rinjtë. Motor i vogël, deri në 150 kuaj fuqi.

Kia Soul EV

Makina koreano-jugore prezanton brezin e ri në vitin 2019, duke u fokusuar jashtëzakonisht te varianti 100% elektrik.

Audi e-tron

Me një fuqi prej 360 CV, do të mbërrijë në mars 2019 për të ofruar një ngarje më dinamike dhe një autonomi prej 417 km. I pari elektrik i markës, ky automjet do të kapë 100 km/orë për 6,6 sekonda.

BMW X7

Luks dhe teknologji, në mënyrë të barabartë, në një format SUV me përmasa të mëdha. Shtatë vende dhe shumë opsione mekanike, duke mbërritur deri në 400 kuaj fuqi.

Mercedes EQC

Anëtari i parë EQ (Inteligjencë Elektrike) i Mercedes është një SUV me 408 kuaj fuqi, me 4 rrota aktive, që kalon nga 0 në 100 km/orë në 5,1 sekonda dhe kap deri në 180 km/orë. Një karikim baterie bën që makina të ecë deri në 450 km.

Mini EV

Modeli, që lindi që një automjet për qytet, do të bëhet 100% elektrik verën e ardhshme, por nuk ka ende të dhëna teknike.

Renault Clio

Gjenerata e re kërkon të rritet në çdo drejtim, duke shtuar lehtësisht dimensionet e veta, duke krijuar një automjet më cilësor dhe duke përfshirë teknologjinë e shoferit automatik.

Nissan Juke

Ishte një nga B SUV të para në treg, një makinë me shitje kolosale, edhe pse me një pamje të çuditshme. Gjenerata e dytë është fantastike, nëse gjykohet nga fotot, ndërsa flitet se do të jetë edhe një opsion hibrid.

Skoda Vision X

Do jetë versioni çek i Seat Arona, në B SUV që imiton dizajnin e Scala-s së re. Prototipi Vision X do të ketë të reja mjaft interesante, si për shembull ekran me prekje ku do të komandohet gjithçka në makinë.

Renault Captur

Gjenerata e dytë e SUV kompakt do të përdorë shumë nga tiparet e Clio-s së re. Është zhvilluar me elektrifikimin në mendje dhe që tani është paralajmëruar se në vitin 2020 do të prezantojë një version hibrid elektrik PHEV.

Toyota RAV4

Ndryshim rrënjësor në krahasim me paraardhësin, me një gjuhë dizajni poligonal dhe proporcione të reja që krijojnë më shumë hapësirë në bagazh.

Toyota Supra

Sportivja mitike japoneze kthehet në jetë. Gjatë 2018 i është prezantuar publikut, edhe pse në mënyrë të maskuar, si dhe ka prezantuar prototipet e versioneve të ardhshme, si GR Supra Racing Concept.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit