Wanda Nara e papërmbajtshme, i bën vetes dhuratën 80 mijë euroshe

5 Mars 2023
9:00
Denis Hakanaj
back button

Shumë është folur për makinat e familjes Icardi – Nara. Shtatorin e kaluar, showgirl-ja dhe sulmuesi nga Galatasaray dukeshin në rrugën e ndarjes, të kompletuar me pasuritë milionere për t’u ndarë, duke përfshirë disa makina luksoze.

Humori i saj u përkeqësua shumë kur ai mori edhe avionin e saj privat, por mesa duket Wanda e ka ngushëlluar veten duke i bërë vetes një dhuratë shumë të shtrenjtë.

Së fundmi në profilin e gruas në Instagram është shfaqur një postim me mbishkrimin “Meqenëse jam sjellë shumë mirë, i bëra dhuratë vetes”, që shoqëron disa foto të një Audi Q8 me vlerë 80 mijë euro.

Me shumë mundësi, me atë “jam sjellë mirë” ajo i referohet javëve të fundit të punës së palodhur që e kanë mbajtur të zënë, ndër thashethemet e fundit për marrëdhënien e saj me Mauro Icardin dhe regjistrimet për emisionin MasterChef Argentina.

Gjatë një interviste me Francesca Fagnani në Belve, sipërmarrësja pranoi se kishte marrë edhe një dhuratë shumë të çmuar nga Mauro Icardi: një Birkin Himalaya 30 me vlerë 300 mijë euro, një çantë shumë e rrallë dhe super e çmuar. Nuk ka dyshim në këtë pikë, menaxherja është vërtet mirë së fundmi!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit