Dani Alves, makthi i burgut dhe Joana e pamëshirshme: shuplaka në rrjetet sociale

9 Gusht 2023
16:11
Denis Hakanaj
back button

Joana Sanz, gruaja e ish-futbollistit brazilian Dani Alves i akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze në një klub nate të Barcelonës, duket se nuk ka qetësi.

Pas akuzave ndaj ish-partnerit të saj (i cili është në pritje të rezultatit të gjyqit pasi kishte pasur një seancë dëgjimore në gjykatë) ajo u zhvendos në Madrid dhe bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj.

Në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, ajo vendosi të flasë në mënyrë indirekte me Alves përmes një postimi në Instagram.

Modelja, ende e hidhëruar thellësisht nga procedimet ligjore të ish-it, vendosi t’i dërgonte atij mesazhe enigmatike përmes Instagramit. Joana postoi orët e fundit një imazh të Marilyn Monroe, ikonës femërore, në të cilën shkruante:

“Gratë duan që një mashkull t’i admirojë, jo t’i edukojë”. Fjalë që janë interpretuar menjëherë nga ndjekësit e saj si një mesazh për situatën e saj personale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit