Ronaldo, zbulohet telefonata me modelen: “Gabimi më i bukur në botë”

5 Gusht 2023
15:20
Denis Hakanaj
back button

Edhe në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo vazhdon të tërheqë vëmendjen te vetja. Çdo gjest apo reagim i kampionit portugez bëhet viral në rrjetet sociale, e kështu ka ndodhur edhe me “gabimin” e tij të fundit.

Në fakt, CR7 tentoi të telefononte një mikun e tij, por përfundoi duke marrë numrin e gabuar duke telefonuar një të panjohur, e cila postoi në internet bisedën surprizë me Ronaldon.

Videoja bëri xhiron e shpejtë të internetit. “Përshëndetje, jam Cristiano”, hap bisedën portugezi. Gruaja, e cila më vonë doli se ishte modelja Haleme Boland, u përgjigj me habi: “Cristiano Ronaldo?”.

“Po mundohesha të telefonoja një mikun tim, më falni”, reagimi i Ronaldos i cili më pas ndalohet nga përgjigja e modeles: “Por edhe unë jam një mike e jotja”.

Biseda e shkurtër mes pesë herë Topit të Artë dhe modeles ka përfunduar në rrjetet sociale, me gruan që e ka ndarë bashkë me mesazhin “gabimi më i bukur në botë”.

Megjithatë, duket se biseda nuk është reale dhe klubi Al Nassr po mendon të hedhë në gjyq Boland për fabrikimin e zërit të CR7.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit