30 gola dhe 23 asiste; çfarë ndikimi te Napoli! Kvaratskhelia bëhet “një shekull”, por e ardhmja mbetet enigmë

31 Tetor 2024
7:55
Alfred Lleshi
back button

Në fitoren 2-0 ndaj Milanit, Kvicha Kvaratskhelia festoi 100 ndeshjet e para me fanellën e Napolit. E bëri këtë duke shënuar golin e dytë në “San Siro” ndaj kuqezinjve. I mbërritur në verën e vitit 2022 nga Dinamo Batumi për 10 milionë euro, Kvaratskhelia u vendos menjëherë si zëvendësuesi ideal i Lorenzo Insigne.

Ndikimi i tij në Serie A ishte absolut, prandaj nuk ishte rastësi që atë vit, falë edhe ardhjes së tij dhe të Kim, skuadra napolitane fitoi titullin historik, i treti në historinë e klubit. Në këto 100 ndeshje, rëndësia dhe prania e Kvaratskhelia në formacionin e Napolit nuk është vënë kurrë në dyshim.

Gjithashtu, sepse shifrat e tij janë të jashtëzakonshme: 30 gola në 100 ndeshje, 23 asiste dhe 5 penallti të fituara. Të dhëna dhe paraqitje të cilat, të kombinuara me kartën e identitetit (Kvara tashmë është 23 vjeç) kanë tërhequr vëmendjen e të gjitha skuadrave të mëdha muajt e fundit, veçanërisht të PSG, që u paraqit me një ofertë prej 100 milionë eurosh në verë, por u refuzua menjëherë nga presidenti De Laurentiis.

Pikërisht ajo ofertë, e cila në bashkëngjitje paraqiti propozim page prej 10 milionë eurosh në sezon, e bëri negocimin e gjeorgjianit për rinovimin e kontratës, që i skadon në qershor 2026, në mënyrë të vendosur “malore”.

Në propozimin e fundit, Napoli shkoi deri në 6 milionë euro në sezon, duke përfshirë bonuset. Kvara, përmes përfaqësuesve të tij kërkon 8 milionë euro në sezon, nëse rinovon. Distanca është e konsiderueshme, por lamtumira në fund të sezonit nuk ka të ngjarë të ndodhë.

“Lojtarët që janë me ne do të qëndrojnë te Napoli për aq kohë sa dëshirojmë. Po sikur të largohet Kvaratskhelia? Ka pasur raste të mëparshme, nuk e kemi pasur kurrë problem. Është e rëndësishme të respektohen dëshirat e lojtarëve, por edhe investimet tona”, – tha Aurelio De Laurentiis disa ditë më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit