Barcelona është vënë në ndjekje serioze të një sulmuesi anësor, mundësisht për krahun e majtë, por pa bërë përjashtime, sepse Hansi Flick i beson shumë fleksibilitetit të lojtarëve dhe do të mirëpriste lojtarë polivalentë, që mund të përshtaten në të dyja krahët e sulmit.
Mediat spanjolle raportojnë 4 emra që po shqyrtohen nga bordi katalanas. Deco ka në tavolinë disa prej lojtarëve më të kërkuar të momentit në tregun europian.
Lista nis me anglezin Marcus Rashford, për të cilin Barcelona tentoi që në merkaton e janarit. Ai ka klauzolë largimi 40 mln euro pas huazimit 6-mujor tek Aston Villa.
I dyti është Nico Williams, lojtar i Athletic Bilbao dhe mik i Lamine Yamal. Ai u kërkua edhe në verën e shkuar, por baskët nuk e lejuan shitjen e tij.
I treti në radhë është ylli i Manchester City, Jeremy Doku, ndjekur nga talenti i Borussia Dortmund, Jamie Gittens.







