Barcelona e ka seriozisht për Barcola. Oferta e parë refuzohet direkt nga PSG, shumë larg asaj që pritet

14 Qershor 2026
20:31
Telesport
back button

Bradley Barcola do të jetë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato. Edhe pse për momentin, anësori i majtë është totalisht i fokusuar te Kupa e Botës me Francën, interesimi ndaj tij është shumë i madh.

Një nga klubet e mëdha që ka bërë hapin e parë drejt tij është Barcelona. Fichajes zbulon se klubi katalanas i ka dërguar një ofertë të parë PSG-së për Barcola-n, 50 milionë euro, e cila është refuzuar direkt nga kampionët në fuqi të Europës.

Barcola kontriboi sezonin e fundit me 13 gola dhe 7 asiste. Ai është i pakënaqur me minutazhin e vënë në dispozicion nga Luis Enrique, ndaj është i hapur për largimin.

Drejtuesit e PSG-së janë të gatshëm të lejojnë largimin e 23-vjeçarit, por vetëm me një kusht, i cili është që oferta duhet të jetë mbi 70 milionë euro.

Pavarësisht refuzimit të parë të klubit francez, Barcelona pritet të provojë sërish për Barcola, pasi e sheh atë si profilin e duhur për krahun e majtë dhe jo më kot lejoi largimin e Marcus Rashford.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit