Kupa e Botës: Gjermania nuk tregon aspak mëshirë dhe shkatërron Curacao-n (video)

14 Qershor 2026
20:58
Telesport
back button

Gjermania e ka nisur me fitore udhëtimin në Kupën e Botës 2026. Në ndeshjen e parë në grupin E, katër herë kampionët e Botës kanë mundurme rezultatin e thellë 7-1 Curacaon.

Për Curacao-n është hera e parë që merr pjesë në Botëror. Gjermanët gjetën avantazhin që në minutën e 6-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një kombinimi të bukur në zonë, ishte Felix Nmecha i cili gjeti rrjetën, pas asistit të Florian Wirtz. Për Nmecha, ky është goli i parë në ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote.

Curacao jo vetëm që nuk u demoralizua nga goli i pësuar, por gejti forcën dhe barazoi shifrat. Pas një kundërsulmi të shpejtë në zonë, ishte Livano Comenencia, i cili dërgoi topin në rrjetë më një goditje të bukur me të majtën, duke mposhtur Manuel Neuer, në minutën e 21-të.

Ky është goli i parë në histori për Comenencia dhe Curacao-n në një Botëror. Në minutën e 38-të, Gjermania gjen sërish avantazhin. Nathaniel broën kroson nga këndi, Nico Schlotterbeck kërcen më shumë se të gjithë dhe shënon me kokë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Gjermaninë.

Në minutat shtesë, Gjermania shënon golin e tretë me Kai Havertz. Sulmuesi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë të Riechedly Bazoer.

Pjesa e dytë foli po ashtu e gjitha për Gjermaninë, që gjeti golin e katërt që në fillim. Pas një asisti maestral të Joshua Kimmich, ishte Jamal Musiala që gjeti golin e katërt në minutën e 46-të.

Në minutën e 65-të, Nathaniel Broën shënon golin e pestë, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të mrekullueshëm të Deniz Undav, i cili sapo ishte futur në fushë si zëvendësuesi i Musiala.

Në minutën e 78-të, Undav shënon golin e gjashtë, pas asistit të Kimmich, i dyti për sot. Në minutën e 88-të, Kai Havertz shënon golin e dytë personal, pas asistit të dytë për sot të Undav. Gjermania fiton 7-1 dhe merr kryesimin e grupit. Ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet në mesnatë, mes Bregut të Fildishtë dhe Ekuadorit.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit