Po luhet në “Arenën Kombëtare” derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i fundit për këtë sezon në Abissnet Superiore. Tre përballjet e para të këtij sezoni kanë përfunduar në barazim, dy pre të cilave pa golave dhe njëra 1-1.
Partizanit i duhet fitorja për të siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”, aq më tepër që tani janë vetëm një pikë larg Elbasanit të vendit të pestë, ndërsa Tiranës i duhen pikët për të dalë nga zona e ftohtë, ku rrezikon shumë rënien nga Kategoria.
Derbi i sotëm ka nisur shumë vrullshëm për të dy ekipet. Bardheblutë kanë gjetur të parët golin, në minutën e 19-të me anë të Walid Jarmouni, i cili u tregua i saktë duke e dërguar me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga traversa e goditur nga Ndreca nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN
Në minutën e 40-të ishte sërish Walid Jarmouni që dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga vetë francezi, i cili pasi hyri bukur në zonë dhe topi i pasur prej tij ndalet me dorë nga Ismaili. Nuk kishte nevojë për shumë diskutime, arbitri Juxhin Xhaja tregon me dorë nga shenja e penalltisë, aty ku u tregua i saktë Jarmouni. SHIKOGOLIN
Tirana shënon të dytin dhe tani do të kërkojë të ruajë rezultatin, ndërsa pritet reagimi i “Demave të Kuq”, të cilët deri tani nuk kanë treguar thuajse asgjë.







