45′ e para: Italia dhe Spanja “ok”, sonte qenka nata e penalltive të humbura. Barazim në Sofie dhe Lisbonë

11 Tetor 2025
21:34
Telesport
back button

Përveç Serbi-Shqipëri, sonte luhen edhe ndeshjet e tjera kualifikuese. Në Tallinn, Italia është duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Estonisë. Për “Axurrët” shënoi Moise Kean në minutën e 4-të, pas një asisti të shkëlqyer nga Dimarco.

Sulmuesi i Fiorentinës ishte i pafat, pasi u dëmtua në minutën e 15-të dhe në vendin e tij u fut Francesco Pio Esposito. Në minutën e 30-të, Mateo Retegui humb shansin e artë për të dyfishuar shifrat, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Por, sulmuesi korrigjoi gabimin pak minuta më pas dhe dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Orsolini.

Në Elche, Spanja është duke fituar 1-0 ndaj Gjeorgjisë. Për spanjollët shënoi Yeremy Pino në minutën e 24-të. Ferran Torres humbi shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gaboi nga 11-metrat në minutën e 29-të.

Në Sofie, Bullgaria po barazon 1-1 ndaj Turqisë. Turqit gjetën të parët golin me Arda Guler në 11 minutën e 11-të, pas asistit të Calhanoglu. Vendasit barazojnë dy minuta më pas me Kirilov. Në Lisbonë, Portugalia po barazon 0-0 ndaj Republikës së Irlandës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit