45 minutat e para të finales mbyllen me një gol. Lushkja gëzon rrogzhinasit, shkodranët kërkojnë barazimin (video)

12 Maj 2025
20:52
Telesport
back button

Po luhet në “Arenën Kombëtare” finalja e madhe për të përcaktuar fituesin e këtij sezoni në Abissnet Superiore, mes Vllaznisë dhe Egnatias. Finalja ka nisur direkt me gol, ku rrogozhinasit kanë kaluar në avantazh pas 6 minutash lojë.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bakayoko shmang mbukur mbrojtësin e Vllaznisë dhe asiston për Regi Lushkjan, i cili e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Vetëm dy minuta më pas, Vllaznia i afrohet golit të barazimit, por goditja e dënimit e ekzekutuar nga Bekim Balaj ndalet nga traversa. Në minutat në vijim, shkodranët kërkuan me ngulm golin e barazimit por pjesa e parë mbyllet në avantazh 0-1 për Egnatian.

Në pjesën e dytë, Vllaznia do të kërkojë të barazojë shifrat dhe të tentojë të fitojë titullin pas 24 vitesh priteje, ndërsa Egnatia të mbrojë titullin dhe ta fitojë atë për të dytin sezon rresht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit