Serena Williams sërish në fushë në lojën dyshe në turneun “Queen’s” me një partnere 25 vjet më të re në moshë

5 Qershor 2026
12:25
Telesport
back button

Serena Williams do të rikthehet në tenisin profesional disa vite pasi vendosi të tërhiqej. Ikona amerikane e tenisit botëror do të luajë javën e ardhshme në turneun e “Queen’s”, në lojën dyshe.

Një turne i fushave me bar, ku Serena do të ketë si partnere një teniste 25 vjet më të re se ajo në moshë. Partnerja e saj është Victoria Mboko, një kanadeze 19-vjeçare, e renditur në vendin e 9-të në botë në lojën dyshe.

Ishte vetë Mboko ajo që zbuloi se do të ketë “nderin” të luajë me 44-vjeçaren Williams, me një “wild card” (ftesë) në Queen’s Club javën e ardhshme. Të dyja u stërvitën në fushat me bar në Londrën Perëndimore të enjten.

Mboko shkroi në një postim në Instagram: “Mbretëresha është kthyer. Është një nder të ndaj fushën me një nga atletet më të mëdha të të gjitha kohërave këtë javë. Jam edhe më e emocionuar që do të luaj në dyshe së bashku!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit