Numri 1 në botë për femra eliminohet nga Roland Garros, derbi italian në gjysmëfinalet e meshkujve

4 Qershor 2026
8:53
Telesport
back button

Surprizat vazhdojnë në grand slam-in e Roland Garros, turneun më të rëndësishëm të fushave me dhè që po zhvillohet në Paris.

Numri 1 në botë për femra, bjellorusja Aryna Sabalenka, u mund 2-1 nga rusja Diana Shnaider (3-6, 7-5, 6-0). Sabalenka ishte vetëm një “game” larg fitores në setin e dytë (udhëhiqte 5-3), kur pësoi një “black out” total dhe humbi 10 “game” radhazi.

Përballë Shnaider në gjysmëfinale do të jetë polakja Maya Chwalinska. Në çerekfinale ajo mundi 2-0 (7-6, 6-3) rusen Anna Kalinskaya.

Te meshkujt, një biletë për në gjysmëfinale siguroi italiani Matteo Arnaldi, që përfitoi nga tërheqja e patriotit të tij Matteo Berrettini në setin e dytë (7-5, 5-2), i dëmtuar.

Ai do të luajë në gjysmëfinale ndaj italianit tjetër Flavio Cobolli, që mundi 3-1 kanadezin Felix Auger-Aliassime (4-6, 6-4, 6-4, 6-4).

Gjysmëfinale-Femra

Diana Shnaider – Maya Chwalinska

Marta Kostuyk – Mirra Andreeva

Gjysmëfinale-Meshkuj

Matteo Arnaldi – Flavio Cobolli

Jakub Mensik – Alexander Zverev

Lajme të tjera

Lajmet e fundit