Tenistja 19-vjecare ruse Mirra Andreeva është shpallur të shtunën fituese e grand slam-it të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe. Në finalen e luajtur në Paris, ajo mundi 2-0 (6-3, 6-2) polaken Maja Chwalinska.
Një rezultat i pritshëm deri diku, pasi adoleshentja ruse, e konsideruar si një nga talentet e së ardhmes, është numri 8 në botë. Ndërsa Chwalinska, numri 114 në botë dhe e ardhur nga kualifikueset, nuk mundi të bëjë dot më shumë.
Ky është suksesi i parë në karrierë në një grand slam për Andreeva, duke konfirmuar se do të jetë një kampione e padiskutueshme në të ardhmen. Në finale, ajo dominoi në fushë duke e merituar fitoren, një ndeshje që zgjati 1 orë e 20 minuta.
Në të dyja setet, epërsia e tenistes ruse ishte e madhe, ndërsa rivalja polake nuk mundi të bëjë asgjë edhe pse befasoi të gjithë duke ardhur deri në finale. Në fund, Andreeva feston tirumfin dhe ngre lart trofeun më të rëndësishëm të karrierës.







