Pasi Dusan Vlahovic refuzoi të rinovonte kontratën, Juventus duket se ka gjetur në Spanjë zëvendësuesin e sulmuesit serb.
Corriere dello Sport zbulon se Juventus ka arritur marrëveshjen me Alexander Sorloth dhe ka rënë dakord për kushtet personale. Norvegjezi do të firmosë për 4 vite dhe do të ketë një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh, një milion euro më shumë se ajo që merr aktualisht tek Atletico Madrid.
Në anën tjetër, Atletico Madrid është e vendosur në shifrën 30 milionë euro për të lënë të lirë Sorloth. Gjithashtu, dy klubet po diksutojnë për një transferim të përhershëm për Nico Gonzalez. Por rasti i Gonzalez nuk do të ngatërrohet me atë të Sorloth, e cila do të jetë një marrëveshje krejt e re.







