Olise është “përbindësh”, Franca fiton pa probleme ndaj Irlandës së Veriut dhe është gati për Botërorin (video)

8 Qershor 2026
23:01
Telesport
back button

Franca ka fituar miqësoren e fundit para fillimit të Kupës së Botës. Në sfidën e luajtur në Lille ndaj Irlandës së Veriut, “Gjelat” fituan 3-1, ku protagonisti kryesor ishte Michael Olise me tre gola të shënuar.

Fillimisht, Olise shënoi në fund të pjesës së parë, duke i dhënë avantazhin 1-0 Francës. Në fillim të pjesës së dytë, ishte sërish Olise i cili shënoi golin e dytë me një goditje të fuqishme brenda zonës. Miqtë ngushtojnë shifrat me golin e Patrick Kelly.

Në minutën e 74-të, Olise shënon një gol spektakolar nga distanca, duke ngritur gjithë stadiumin në këmbë për ta duartrokitur. Sfida mbyllet 3-1 për “Gjelat”, të cilët duken gati për të filluar rrugëtimin në Kupën e Botës 2026. Kujtojmë se Franca bën pjesë në grupin I, bashkë me Senegalin, Norvegjinë dhe Irakun.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit