Momente paniku për familjen e Wanda Narës. Ndërsa ish-bashkëshortja e Mauro Icardit dhe Maxi Lopez ndodhej në Nju Jork, një grup hajdutësh u fut të dielën mbrëma në vilën e saj në Galliate, pranë Novarës, pikërisht në kohën kur 5 fëmijët e saj po ndiqnin finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, së bashku me gjyshen, Nora Colosimo.
Alarmin e dha vetë nëna e Wanda Narës, ndërsa fatmirësisht asnjë prej fëmijëve nuk pësoi lëndime. Autorët grabitën sende luksi, rroba firmato, ora të shtrenjta, si edhe pasaporta dhe dokumente udhëtimi të familjes.
“Fëmijët janë të gjithë mirë, falë Zotit”, – shkroi Maxi Lopez në rrjetet sociale, duke qetësuar ndjekësit. Wanda Nara u kthye menjëherë në Itali për t’u ribashkuar me fëmijët e saj. Ndërkohë, karabinierët kanë nisur hetimet dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë të vilës dhe zonës përreth.
Në dëshminë e saj para autoriteteve, Wanda deklaroi: “Shkuan direkt në dhomën time. Më vodhën pasaportat, orët, dokumentet e udhëtimit, sende me vlerë, çanta dhe rroba”.







