Chelsea gati të bëjë çmendurinë për talentin 17-vjeçar që njihet si “mrekullia braziliane”

8 Maj 2024
10:54
Telesport
back button

Skuadra e Chelsea po planifikon një ofertë prej 40 milionë stërlinash për të sjellë në “Stamford Bridge” Estevao Willian, i njohur edhe me nofkën si “mrekullia braziliane”.

Lajmin e konfirmoi sot “Daily Mail”, që thotë se kjo është shuma e klauzolës për të lënë të lirë lojtarin që luan me Palmeiras, në Serie A braziliane.

Skuadra londineze ka kohë që vëzhgon të riun, që ka shënuar edhe një gol në kampionatin e vendit të tij. Vëzhguesit e Chelsea e kanë ndjekur atë në dy raste dhe kanë mbetur të befasuar.

30 milionë stërlina do të jepen direkt, ndërsa pjesa tjetër janë bonuse të lidhura me klauzolën e Estevao Willian, që luan edhe me kombëtaren e grupmoshave të Brazilit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit